San Marino – Provave zyrtare të Çmimit të Madh të San Marinos në Formula 1 i shoqëruan momente të tensionuara në tribunat e pistës, pas një aksidenti spektakolar që përfshiu pilotin japonez Juki Tsunoda.
Në fillim të seancës së provave, Tsunoda humbi kontrollin mbi makinën e tij Red Bull, duke dalë jashtë piste me shpejtësi alarmante. Një fluturim i papritur në ajër pasoi përplasjen e fuqishme me barrierat, ku pjesë të makinës u shkëputën në mënyrë të frikshme, duke dhënë përshtypjen e një aksidenti të rëndë.
Megjithatë, për fat të mirë, piloti doli vetë nga makina vetëm pak sekonda më vonë, pa ndihmën e stafit të sigurisë. Ky shpëtim i jashtëzakonshëm i detyrohet sistemit “Halo”, një kornizë mbrojtëse e vendosur për të mbrojtur pilotët nga goditjet potencialisht fatale në kokë.
Ekspertët theksuan se, nëse makina do të kishte përfunduar me kokë drejt barrierave, pasojat për Tsunodën mund të ishin tragjike. Falë teknologjisë së përparuar dhe reagimit të shpejtë, piloti mbeti jashtë rrezikut serioz.
Organizatorët dhe skuadra e Red Bull kanë njoftuar se do të kryhen inspektime të plota për të vlerësuar dëmtimet dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Grateful to see Yuki Tsunoda walk away from this enormous shunt in Q1#F1 #ImolaGP pic.twitter.com/hsviPlI66P
— Formula 1 (@F1) May 17, 2025