FLASH :

Ajola Xoxa në SPAK për detyrim paraqitje, por ende s’i ka marrë dorën derës së institucionit

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit sot në ambientet e SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Edhe pse janë bërë muaj që ajo shkon rregullisht në këtë institucion, duket se ende nuk e ka marrë dorën me hapjen e derës, siç u vu re edhe nga pamjet e fundit që qarkullojnë në rrjete sociale.

Pasarela e saj në derën e SPAK ndodhi vetëm pak orë para se Apeli i Posaçëm të lërë në fuqi arrestin me burg për bashkëshortin e saj, duke mos pranuar garancinë pasurore si alternativë për lirimin. Vendimi shënon një tjetër konfirmim të vijës së ashpër të drejtësisë së re, që nuk po toleron më as figura të larta politike.

Xoxa, me një pamje të përmbajtur dhe të heshtur, nuk ka bërë deklarata për mediat, ndërsa Veliaj mbetet nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, për çështje që lidhen me dhënien e lejeve të ndërtimit dhe favorizime ndaj bizneseve klienteliste.