FLASH :

Aida Doçi bëhet nënë për herë të dytë – zbulon emrin e veçantë të vajzës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, Naser Qeli, kanë mirëpritur një vajzë tjetër, të cilën e kanë quajtur me një emër të veçantë – Mjalta.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë emocionet e ardhjes në jetë të vogëlushes. Çifti ka tashmë edhe një vajzë tjetër, Ainën, e cila ka lindur në vitin 2023.

Me këtë zgjerim të familjes, fansat dhe ndjekësit e Doçit i kanë përcjellë urimet më të mira çiftit për këtë gëzim të dyfishtë.

Postimi i plotë i Aidës

“Mirë se erdhe në jetë, Mjaltë e ëmbël!

Qofsh bekim i pashtershëm për prindërit

Rritu me dashuri, me ëndrra të mëdha dhe me hapa të lehtë si puhiza e pranverës.

Emri yt, Mjaltë, le të jetë gjithmonë simbol i ëmbëlsisë që do ta përhapësh kudo ku shkel.

Zoti të ruajt dhe të bekoj, o shpirt i vogël dhe i shenjtë”