FLASH :

Agron Shehaj takim me banorët në Kamëz: “Mundësia” forcë e tretë. Synojmë të hyjmë si grup parlamentar! Askush të mos guxojë të prekë votën tonë

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj zhvilloi një takim me mbështetësit e  kësaj force politike në bashkinë Kamëz.

Në fjalën e tij ai dha mesazhin se “askush nuk mund të prekë votën e Mundësisë”.

“Sa më shumë ta zgjasim dorën aq më shumë do bëhen. Votën e atyre që votojnë ndryshimin nuk e prek askush. Procesi i numërimit është i filmuar, s’ka shanse që të prekin votën tonë”, tha ai.

Shehaj u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë zgjedhjet e fundit që janë në këtë mënyrë. Ai i ka inkurajuar ata se nëse pritshmëria në fillim ishte të arrihej 10% e votave, tani po rriten pritshmëritë.

“Është arritje për ne të hyjmë në parlamentin e ardhshëm me një grup deputetësh. Duke patur parasysh se kemi 1 vit që ekzistojmë dhe të jemi forcë e tretë është shumë për ne.

Të mos ju duket e pamundur që në ndonjë qark mund të jemi dhe parti e dytë. Jua lë juve ta gjeni cili qark mund të jetë”, tha Shehaj.