FLASH :

Agron Shehaj, shembulli i politikanit të pastër që tremb rivalët

Agron Shehaj e ka nisur karrierën e tij profesionale si një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e tele-komunikacionit në Itali dhe Shqipëri.
Ai ishte larguar drejt brigjeve të Adriatikut përbri vendit tonë, si shumë klandestinë të tjërë shqiptarë të tjerë në fillim të viteve ’90 për një jetë më të mirë.


Dhe Shehaj është shembulli i atyre pak shqiptarëve, që më punë dhe sakrificë, jo vetëm ja dolën në vend të huaj, por më pas u kthyen në Atdhe për të kontribuar për vendin e tyre.
Shehaj do ta kishte më të lehtë të mos merrej me llumin dhe zullumin e politikës shqiptare dhe të jetonte i qetë në Itali me milionat e tij, por zgjodhi rrugën më të vështirë.


Pasi për dekada ka qenë një punëdhënës i madh i mijëra shqiptarëve, ai tashmë është dhe një politikan i njohur dhe luftarak.
Ka dy shembuj ndërkombëtarë që dëshmojnë se rasti i sipërmarrësit që hyn në politikë mund të funksionojë.


Silvio Berlusconi dhe Donald Trump. Të dy të djathtë si Shehaj, të dy deri diku anti-sistem dhe luftarakë. Me dallimin e vetëm se dy të parët kanë qenë shumë më populistë dhe feministë së sa Shehaj dhe pardon nëse kjo mund të quhej pikë e dobët për të.
Si një familjar i devotshëm dhe biznesmen i arrirë, Shehaj nuk ka nevojë nga favoret e politikës apo të biznesit për t’u pasuruar dhe për të penguar zhvillimin e vendit për egon e tij personale, sikurse kanë bërë politikanët e 34 viteve të fundit.


Ai është një sinjal shprese dhe një mbështetës i reformës në drejtësi që duhet të përkrahet jo vetëm për zgjedhjet, por si nevoja që kemi për të patur një politikë me më shumë Shehaj dhe më pakë Berishë e Ramë.