FLASH :

Agron Shehaj ndez motorët e fushatës, gati ndryshimi i madh politik

Agron Shehaj ka çelur sot zyrtarisht turin e tij elektoral, duke e nisur nga Shkodra dhe duke përshkuar qytet pas qyteti gjithë Shqipërinë, në një maratonë intensive takimesh me qytetarët. Me një stil fushate të drejtpërdrejtë, pa shfaqje dhe pa ndërmjetës, Shehaj po përçon mesazhin e tij politik për një Shqipëri të ndershme, të lirë dhe të ndërtuar mbi punën

Turin e nisi në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku bashkë me skuadrën e tij ndau flyera, vizitoi dyqane, bisedoi me banorët e zonës dhe u ndal në pika të ndryshme të qytetit. Më pas, fushata u zhvendos në Lezhë, ku takimet vijuan në të njëjtën frymë. Aktualisht, grupi ndodhet në rrugë drejt Durrësit, me ndalesa të planifikuara edhe në Kavajë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Selenicë, dhe finalja e ditës do të jetë Saranda.


Rikthimi në Tiranë dhe momenti kulmor

Pas një dite të gjatë në terren, Agron Shehaj dhe ekipi i tij do të rikthehen sonte në Tiranë, për të përgatitur eventin kryesor të fushatës: shpalljen zyrtare të platformës politike të dielën më 13 prill, në një aktivitet të madh që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Shehaj pritet të paraqesë një platformë konkrete, të ndërtuar mbi përvojën e tij si sipërmarrës, me theks te ekonomia reale, shteti i vogël, ndershmëria dhe përkrahja për ata që punojnë. Ai po zhvillon një fushatë të hapur, larg fjalimeve boshe dhe afisheve të shtrenjta, duke zgjedhur të ecë vetë rrugëve të qyteteve shqiptare dhe të dëgjojë njerëzit.


“Jam këtu për të dëgjuar, jo për të bërë premtime boshe”

“Unë nuk jam politikan i rritur në parti. Jam njeri i punës, një sipërmarrës që beson se vendi mund të ndërtohet ndryshe – me ide, me sakrificë dhe me duar të pastra,” – mësohet të ketë thënë Shehaj në takimet me qytetarët në veri.

Me moton “ndryshe nga të gjithë, pranë qytetarit”, Shehaj po tregon se edhe në politikë ka vend për integritet dhe përkushtim.


Të dielën në Pallatin e Kongreseve, Shqipëria do të dëgjojë një zë ndryshe. Agron Shehaj është gati. Fushata ka nisur. Loja ka ndryshuar.