FLASH :

Agron Shehaj fiton deputetin e 2-të në Tiranë, Erald Kapri hyn në Parlament

Erald Kapri bëri zgjedhjen e duhur kur, pak kohë më parë, u largua nga ndikimi i Lulzim Bashës, i cili e shfrytëzonte thjesht për interesa personale, dhe vendosi t’i bashkohej Agron Shehajt. Sakrifica e Kaprit gjatë gjithë këtyre viteve përkrah Bashës dhe, tashmë, në fund të fushatës së Shehajt, u shpërblye. Shehaj i dha shumë më tepër besim dhe mbështetje, duke e vendosur të dytin në listën e mbyllur për Tiranën.

Partia “Mundësia”, e drejtuar nga Agron Shehaj, ishte forca e re politike që mori më shumë vota në qarkun e Tiranës, duke arritur një rezultat të suksesshëm prej 5% të votave të përgjithshme në këtë qark. Në këtë mënyrë, “Mundësia” do të ketë një zë më të fortë në parlament, ku do të përpiqet të godasë si qeverinë e korruptuar të Edi Ramës, ashtu edhe opozitën e sfilitur të Sali Berishës. Ajo synon të ngrihet si një forcë e djathtë moderne që mund të shndërrohet në opozitën e vërtetë të së nesërmes.