Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot rreth orës 13:35 në rrugën nacionale Vlorë–Fier, pranë një karburanti në afërsi të zonës “ELDA”.
Një motomjet tip “Piaggio”, me targa AK653, ka humbur kontrollin gjatë një manovre parakalimi dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër prej druri, duke shkaktuar dëmtime të rënda për dy personat që ndodheshin në të.
Të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por fatkeqësisht, njëri prej tyre – Luan Llanaj, 19 vjeç – nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Personi tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:40, në rrugën “Demokracia”, pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”, dy shtetas, duke udhëtuar me një motomjet, dyshohet se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi L. Ll., 19 vjeç, ndërkohë që shtetasi T. M. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shtetasit që ishte në drejtim të motomjetit