FLASH :

Adoleshenti Lamine Yamal humbet pasaportën pas ndeshjes në Turqi, ekipi spanjoll e pret një orë në autobus

Pas fitores 0-6 të Spanjës në Turqi, xhiron e medieve po e bëjnë pamjet e Lamine Yamal. Sulmuesi i Spanjës humbi pasaportën për të mos e gjetur kurrë. Ai është filmuar pas sfidës të zhvilluar në Konya duke kërkuar mjetin identifikues, por që sipas ‘Beyaz Futbol’ nuk e gjeti kurrë. 18-vjeçari u kthye edhe në dhomat e zhveshjes të stadiumit, por pa rezultat. Ekipi e priti afro një orë në autobus, me Yamal që u pa nervoz dhe në fund nuk gjeti asgjë.

Përfundimisht ai u largua pa pasaportën e tij, ndërsa Federata Spanjolle e Futbollit kërkoi ndihmën e qeverisë së saj për të ndërhyrë nga ana diplomatike.