Është tashmë e njohur mediatikisht që Levizja Bashkë e Arlind Qorit është financuar dhe financohet nga fondacioni Roza Luksemburg, i cili ka emrin e një komunisteje të famshme gjermane, dhe që ka lidhje me partitë gjermane pro Moskës dhe Putinit.
Qori thotë se udhëton me transport publik, por ai asnjëherë nuk ka thënë se çfarë mendon për paratë e ekstremit të majtë gjerman që dikur bashkëpunonte me terrorin e Sigurimit të Gjermanisë Lindore dhe që sot financohet me paratë e Kremlinit.
Nëse Putini financon partitë gjermane që janë pranë fondacionit Roza Luxemburg, a nuk i bie që indirekt, edhe Arlind Qori financohet nga paratë e Vladimir Putinit nëse merr fonde nga Roaza Luxemburg?
Ky fondacion momentalisht drejtohet nga Dagmar Enkelmann, politikane e partisë E Majta (Die Linke), ish komuniste (anëtare e Partisë se Unitetit Socialist SED) në regjimin komunist të Gjermanise Lindore. Po ashtu ishte anëtare e Akademisë së Studimeve Sociale në Komitetin Qendror.
Me herët, kryetar i fondacionit Roza Luksemburg ka qenë Heinz Veitze, ish sekretar në SED dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit (STASI).
Fondacioni është afër me partinë Die Linke, lidhjet e së cilës me Bashkimin Sovjetik janë të thella.
Kerstin Kaiser, kryetare e degës së Moskës për Die Linke është po ashtu ish bashkëpunëtore e Sigurimit (STASI). E famshme për spiunimin e shokëve të klasës.
Sahra Wagenknecht, ish deputete e Die Linke dhe që nga 2023 themeluese e BSW është një pro ruse e hapur.
Ajo dhe burri i saj Oskar Lafontaine, janë ndër zërat më të fuqishëm të dezinformimit rus në Gjermani, duke e quajtur Ukrainën agresore dhe duke kërkuar hapur heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Është e vështirë gjithashtu që të gjesh një protestë të neo komunistëve të Lëvizjes Bashkë në Shqipëri kundër Moskës dhe pro Ukrainës.
Lafontaine ka qenë Minister i Financave me Gerhard Schröder, i cili tashmë punon për Gazpromin rus.
Duket se nje pjesë e mirë e ish nomenklaturës komuniste është kthyer drejt populizmit të majte dhe mbështetjes për Rusinë.
Rusia nga ana tjetër, financon parti të ekstremit të majtë dhe ekstremit të djathtë për të destabilizuar Gjermaninë dhe për të arritur objektivat e vet strategjikë në Evropë.
Ka ardhur koha që Arlind Qori të distancohet nga paratë e Rosa Luxemburg, ose minimalisht të sqarojë, se nuk ka lidhje me paratë e Moskës që financojnë këtë organizatë dhe simotrat e saj.