Ilir Proda Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Bandave në vend duket se i ka ditët e numëruara.
Në fakt, duket se kryeministri Edi Rama po përgatitet që ta zvënedësojë me truprojën e tij, Feti Zeneli.
Pezaku i besuar i kryeministrit duket se pas vitesh të panumërta besnikërie ndaj shefit të vet do të bëjë kapërcimin e madh, duke u bërë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, edhe pse një lëvizje e tillë mund të dukej tejet klanore dhe nepotike.
Një indicie për një mundësi të tillë e ka dhënë gazetarja Klodiana Lala, e cila shkruan në rrjetet sociale:
“Shoqeruesi i kryeministrit ka marre Graden Drejtues i Pare ne Policine e Shtetit. Nuk e paragjykoj zoterine se ndoshta e meriton dhe ta gezoje. Por shperndarja e gradave pa kriter, tregon shume per katandisjen e institucionit. Me siguri dhe ndonje roje objekti se shpejti do na behet drejtues i pare e me pas fap drejtor policie!”.







