Prej kohësh Egli dhe Gjesti kanë qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre të lëkundur, e cila nisi që në Bigr Brother VIP Albania.
Pas thashethemeve për ndarje, një postim i fundit i saj ka ndezur sërish dyshimet për një ribashkim.
Egli publikoi në Instagram një foto ku shfaqet e lumtur, teksa një dorë mashkulli i prek fytyrën me përkëdheli. Ndjekësit vunë re menjëherë një detaj: byzylyku në dorën e mashkullit duket të jetë i njëjtë me atë të Gjestit, duke ringjallur spekulimet për rikthimin e çiftit.
Megjithatë nuk ka një konfirmim për këtë. Mendoni se Egli do të mund ta mbante sekret gëzimin e një ribashkimi të tillë?