FLASH :

A i refuzoi Erion Veliaj kamerat në burg për shkak të shenjave në fytyrë?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar të drejtën e votës këtë të diel në ambientet e paraburgimit të Durrësit, por në rrethana që kanë ngjallur më shumë dyshime sesa qartësi. Sipas burimeve, Veliaj dhe ish-deputeti Alqi Bllako kanë refuzuar të votojnë nëse procesi do të filmohej apo do të kishte prani kamerash, duke kushtëzuar pjesëmarrjen e tyre me mungesë të plotë transparence.

Veliaj votoi në orarin e përcaktuar nga administrata e institucionit, por pa lejuar asnjë dokumentim vizual dhe pa praninë e vëzhguesve të jashtëm. Disa burime brenda paraburgimit sugjerojnë se ai mund të jetë paraqitur me shenja të dukshme në fytyrë, ndoshta pas një episodi vetëdëmtimi në gjendje të rënduar psikologjike, si pasojë e tensioneve të fundit politike dhe personale.

Vetëm disa ditë më parë, Veliaj i kërkonte qytetarëve që të votonin për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, duke thënë se kjo nuk është një votë kundër Sali Berishës apo fraksioneve të PD-së, por një votë për shpresën dhe transformimin. Por pikërisht këtu lind një tjetër pyetje që qarkullon në mënyrë jozyrtare: a mund të ketë votuar vetë Erion Veliaj kundër PS-së?

Burime politike pranë mazhorancës nuk përjashtojnë mundësinë që Veliaj, i zhgënjyer nga lënia në baltë dhe sulmet e brendshme, të ketë hedhur një votë kundër linjës zyrtare. “Mos ndoshta ka votuar për Saliun? Nuk është provuar, por nuk do të ishte habi në këtë klimë lufte të brendshme”, thotë një burim për redaksinë tonë.

Në fakt, brenda Partisë Socialiste flitet për një përplasje në prapaskenë për pasardhësin e Ramës, dhe Veliaj duket se nuk është më “i preferuari”. Ai mund të ndiejë se është flakur nga skena dhe i ekspozuar ndaj “hienave” që synojnë ta zëvendësojnë si në parti, ashtu edhe në qeveri.

Deri tani, nuk ka asnjë sqarim zyrtar për refuzimin e kamerave dhe as për gjendjen e Veliajt në momentin e votimit. Por heshtja që e ka mbuluar këtë episod në një moment kyç për vendin, mbetet shumë më e zhurmshme se çdo deklaratë.