FLASH :

A e ka gjetur Eranda Libohova “princin e kaltër”? Këngëtarja zbulon detaje nga jeta e saj private, tregon nëse është e dashuruar

Këngëtarja shumë e njohur Eranda Libohova ka zbuluar së fundmi detaje interesante për jetën e saj personale.

Teksa artistja ka qenë e ftuar në një intervistë ka treguar se nuk është single por e ka dikë në jetën e saj.

“Princin e kam gjetur, e mbaj sekret sepse kam frikë se shtriga nëse e prek e kthen në bretkosë. Kështu që e ruaj mos ta shikojë shtriga, e mbaj për vete, e mbaj të fshehur,” u shpreh Eranda në Kurthin e Piter Pan teksa u pyet nga njëri nga vogëlushët : “Po ti, ndaj s’je martuar, se nuk ke gjetur princin?”

Jo më larg se dy vite më parë këngëtarja e ftuar në një tjetër intervistë shprehu dashurinë e madhe ndaj partnerit që ka në krah.

Gjatë një loje ajo u pyet nëse po e shikonte dashuria e jetës dhe Eranda Libohova, u përgjigj “ai më sheh gjithmonë”, ndërsa e pyetur a është e verbuar nga dashuria, theksoi “sigurisht”.

Këngëtarja pranoi edhe sakrificën që do bënte nëse do e gjente “diku larg” dashurinë e jetës.

“A do arratiseshe nga Shqipëria nëse do gjeje dashurinë e jetës diku larg?”, iu drejtuan.

“Do të arratisesha”, u shpreh Eranda Libohova.

Ndërkohë në një intervistë në fillim të muajit tetor të këtij viti, ajo foli si rrallë herë për jetën e saj private dhe mbi arsyet përse ende nuk është martuar.

Ajo shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por nuk është më pak e lumtur se dikush që është martuar, pasi nuk i mungon dashuria dhe ndihet e kompletuar.

Ajo u shpreh se “jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen por që kështu ka ndodhur”, teksa foli për marrëdhëniet e mëparshme.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, pse nuk martohesh, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.

Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar, secili ka këndvështrimin e tij dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.

Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni pse presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha këngëtarja në emisionin “Fol me Mua”.