FLASH :

A duhet t’ua heqë urgjent qeveria licencën të gjithë satrapëve që rrihen se i kujt është plazhi!?

Në vitin 2025, në Shqipëri ka ende subjekte private që, përveçse kanë privilegjin t’u jepen toka, ndërtojnë ku t’u dojë qejfi, afër detit, pa asnjë lloj kriteri. Tani rrihen edhe me njëri-tjetrin se kujt i takon plazhi. Kjo është shija më e shëmtuar që mund t’u jepet të huajve për Shqipërinë turistike, por është edhe një dhunë dhe terror psikologjik që pushuesit shqiptarë nuk kanë pse ta përjetojnë. Në këtë pikë lind pyetja: A duhet të vendoset me ligj që, kushdo pronar apo subjekt ushtron dhunë për hapësirën publike të plazhit që i takon gjithë shqiptarëve, t’i hiqet urgjentisht licenca dhe të mos i jepet më për asnjë lloj tjetër biznesi në sektorin e turizmit?

Ja cfarë ka ndodhur:

Pronarët e “Baro Beach” akuzojnë “Oricon Coast” për dhunë dhe uzurpim

Një ngjarje e rëndë me përplasje fizike ka ndodhur në zonën turistike të Radhimës, duke rikthyer në vëmendje kaosin dhe pasigurinë që shoqëron çdo verë ndarjen e hapësirave të plazhit në Shqipëri. Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të dhunshëm për pronësinë e vijës bregdetare mes dy subjekteve turistike.