Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës, ku është ekzekutuar me armë zjarri 35-vjeçari Kristian Kola.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, vetëm pak minuta më parë, në momentin kur viktima po dilte nga një hotel. Dy persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me motor, iu afruan Kolës dhe hapën zjarr disa herë ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe motivet e atentatit.
Ky ekzekutim i rëndë në një nga zonat më të frekuentuara të Shkodrës ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të kapur autorët e dyshuar.