Një aksident ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës, kur një makinë ka dalë nga rruga, dhe është rrokullisur disa herë, duke përfunduar në një tokë anash rrugës.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur shoferi.
Sipas informacioneve, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përmbysur.
Ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.