Me një propozim romantik në sfondin e perëndimit të diellit në Santorini, Eliza Spencer, mbesa e Princeshës Diana dhe vajza e Earl Charles Spencer e Victoria Aitken, është fejuar me partnerin e saj Channing Millerd, pas pothuajse një dekade lidhjeje.
33-vjeçarja njoftoi lajmin në Instagram, duke postuar foto të propozimit për martesë, të cilat i shoqëroi me frazën e thjeshtë por karakteristike: “Përgjithmonë”.
Në njërën prej fotove, ajo shihet duke buzëqeshur, duke e parë bashkëshortin e saj të ardhshëm.
Në një imazh tjetër, i dashuri i saj i ulet në gjunjë gjatë një darke romantike me pamje nga deti.
Ajo shihet e veshur me një fustan elegant të kuq, saten dhe shapka ngjyrë kafe.
Çifti u takua në një darkë në Afrikën e Jugut nëpërmjet vëllait të Channing Miller, Greg Mallet.

Eliza Spencer jeton me motrën e saj binjake Amelia në Fulham të Londrës, jo shumë larg motrës së tyre Kitty. Megjithatë, ato udhëtojnë shpesh në Afrikën e Jugut, nga janë partnerët e tyre.
Me martesën e tyre, Eliza Spencer do të bëhet edhe njerka e djalit 8-vjeçar të Channing, Nate, të cilin e ka nga një lidhje e mëparshme.
Edhe pse data e dasmës nuk është zbuluar ende, Eliza Spencer ka thënë se i pëlqen ideja e një dasme në Itali.

Eliza Spencer është vajza e Earl Charles Spencer, vëllai më i vogël i Dianës, Princeshës së Uellsit.