FLASH :

Luis Diaz kryen testet mjekësore te Bayern Munich, Liverpool bindet nga 75 milionë euro

Luis Diaz do vijojë karrierën te Bayern Munich. Sulmuesi kolumbian ka kryer testet mjekësore këtë mëngjes, ndërsa Liverpooli u bind me 75 milionë euro.

Bayern Munich e ka fituar betejën me Liverpoolin dhe për këtë duhet falënderuar edhe Hugo Ekitiké,sulmuesi i ri i anglezëve. Klubi bavarez, kampion i Gjermanisë, më në fund ka arritur një marrëveshje të plotë me të kuqtë për të blerë Luis Diaz. Sulmuesi 28-vjeçar kolumbian do t’i kushtojë gjermanëve 75 milionë euro, sipas ‘The Athletic’.

Diazit iu dha leje nga turneu aziatik i Liverpoolit për të udhëtuar dhe për t’iu nënshtruar testeve të nevojshme mjekësore përpara se të nënshkruajë një kontratë me Bayern Munich. Sipas ‘SportBild’, ekzaminimet mjekësore filluan këtë mëngjes në Mynih në selinë e klubit gjerman.

Luis Diaz pritet të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare, me opsionin e një viti tjetër shtesë deri në vitin 2030. Duke marrë parasysh këtë marrëveshje, shitjet totale që kur Richard Hughes u bë drejtor sportiv i Liverpoolit arrijnë në më shumë se 210 milionë euro.