Erling Haaland po bën sërish bujë në rrjetet sociale, këtë herë jo për golat në fushë, por për pamjen e tij fizike mbresëlënëse. Me nofkën “Kometa”, sulmuesi norvegjez ka treguar se është në formë të shkëlqyer edhe gjatë pushimeve.
Në një video të shpërndarë së fundmi, Haaland shfaqet i relaksuar, por muskujt e tij flasin ndryshe – fansat pyesin nëse po përgatitet për ndonjë sezon tjetër historik. Me syze dielli dhe plot vetëbesim, “bisha” e Manchester City-t duket gati të shpërthejë sërish në Premier League.







