Pallati Kensington ka publikuar një fotografi të re të Princit George me rastin e ditëlindjes së tij të 12-të. Fotografia, e realizuar më herët këtë vit nga fotografi Josh Shinner në një mjedis rural në Norfolk, e paraqet princin duke buzëqeshur dhe të veshur me një jelek.

Së bashku me fotografinë, prindërit e tij, Princi dhe Princesha e Uellsit, ndanë një mesazh të thjeshtë në rrjetet sociale:
“Gëzuar ditëlindjen e 12-të Princit George!” shoqëruar me një emoji torte.
Princi George, djali i madh i Princit William dhe Catherine, është i dyti në radhë për fronin britanik. Ndërkohë, kanë nisur spekulimet për shkollën që ai do të ndjekë vitin e ardhshëm, me zëra që sugjerojnë se ai mund të vazhdojë në Kolegjin prestigjioz Eton, ashtu si i ati.