FLASH :

‘Ne s’kemi kamera në koncertet tona’, këngëtari Liam Gallegher pas tradhtisë që u bë virale në koncertin e Coldplay: S’na intereson çfarë bëni

Liam Gallagher ka ironizuar ashpër grupin Coldplay pas skandalit të bujshëm që shpërtheu në rrjet nga një video e realizuar gjatë koncertit të tyre, ku një çift i martuar me partnerë të tjerë u kap në kamerën e stadiumit duke u përqafuar.

Në një koncert në Mançester, vokalisti i Oasis iu drejtua audiencës me një koment therës: “A kemi ndonjë dashnor sonte? Mos u shqetësoni, nuk kemi kamera si Coldplay. Nuk na intereson kë puthni apo me kë ngatërroheni. S’është puna jonë.”

Deklarata e Gallagher erdhi disa ditë pasi Andy Byron, CEO i kompanisë “Astronomer”, dhe shefja e HR, Christine Cabot, u bënë viralë për përqafimin e tyre në koncertin e Coldplay në SHBA. Pas zbulimit publik të lidhjes, Byron dha dorëheqjen dhe bashkëshortja e tij hoqi mbiemrin e martesës.