FLASH :

Video/Vajza e Angelina Jolie dhe e dashura e saj “bashkëjetojnë përkohësisht” – Çifti i ri që po trondit Hollywood-in

Shiloh Nouvel Jolie, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, duket se po shijon një histori të re dashurie me balerinën dhe koreografen Keoni Rose. Dy 19-vjeçaret u fotografuan gjatë fundjavës në Studio City të Kalifornisë, duke shkëmbyer përqafime të përzemërta brenda një makine, çka i ka shtuar thashethemet për lidhjen e tyre romantike.

Sipas burimeve për DailyMail, Shiloh dhe Keoni janë duke bashkëjetuar përkohësisht në një apartament në Los Anxhelos prej disa javësh. Fotot ekskluzive të publikuara online i tregojnë duke përqafuar njëra-tjetrën jashtë apartamentit të përbashkët, ndërsa fansat kanë përgëzuar marrëdhënien e re të vajzës së famshme të “Brangelina”.

Keoni Rose, e përfaqësuar nga Movement Talent Agency, do të performojë këtë fundjavë në Seattle në një event bamirësie për shfaqjen “pAges”, që do të udhëtojë në Festivalin Fringe të Edinburgut në gusht. Ndërkohë, Shiloh, e cila ka lënë mbiemrin Pitt dhe tashmë njihet si “Shi”, ka debutuar së fundmi si koreografe në një performancë që përfshinte edhe Keoni.

Shiloh ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për stilin e saj androgjen që në fëmijëri, ndërsa aktualisht i qëndron larg medias dhe kamerave, siç ka pohuar edhe vetë Angelina Jolie në intervista të fundit. Përveç Shiloh, edhe motrat e saj Vivienne dhe Zahara kanë hequr mbiemrin Pitt, mes raporteve për marrëdhënie të ftohta me babain e tyre.

Ndërsa Angelina dhe Brad kanë përfunduar divorcin e tyre në vitin 2016, betejat ligjore mes tyre vazhdojnë ende për pronësinë e pasurisë Château Miraval në Francë. Por ndërsa prindërit vazhdojnë përplasjet në gjykatë, Shiloh duket se po ndërton jetën e saj personale dhe artistike, e lirë nga hija e famës së prindërve të saj.