FLASH :

Nën shoqërinë e muzikës dhe alkoolit, Heidi Baci lë pas historinë me Romeo Veshajn! Moderatorja shfaqet më e lumtur se kurrë

Moderatorja Heidi Baci dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj, prej më shumë se një viti u përfolën për një ndarje, të cilën ata vetë nuk e konfirmuan asnjëherë publikisht.

Mirëpo, së fundmi një veprim i tyre nuk la më vend për dyshime, pasi dyshja hoqën njëri-tjetrin nga “Instagram-i”.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe kush e ndërmori hapin e parë për këtë veprim, por ajo që kuptohet qartë është se të dy ata kanë shkëputur çdo lloj komunikimi.

Megjithatë ajo që nuk u shpëtoi ndjekësve ishte një ‘Story’ e Heidit, e cila duket se po e menaxhon mjaft mirë këtë situatë.

Së fundmi ajo është shfaqur në një ambient lokali teksa argëtohet nën shoqërinë e muzikës dhe alkoolit.

Kujtojmë se dyshimet se dyshja ishin ndarë nisën vëren e kaluar, në ditëlindjen e Romeo Veshajt, pasi nuk u pa që Heidi ta uronte publikisht. Aludimeve u erdhi fundit kur të dy personazhet fshinë nga rrjetet sociale fotot me njëri-tjetrit.