Modelja dhe ish-Miss Universe Albania, Cindy Marina, ka festuar së fundmi ditëlindjen në një atmosferë elegante.
Teksa modelja është uruar nga shumë miq dhe të afërm, një postim i veçantë mori vëmendjen e ndjekësve, dhe ai ishte pikërisht, urimi i partnerit të Sindit, Genar Topallit.

Djali i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit, ka ndarë në InstaStory një foto të përbashkët ku i ka dedikuar fjalë të ëmbla: “Happy Birthday Amore Mio”shkruan ai.
Cindy shkëlqen me një fustan të zi klasik, ndërsa Genari shfaqet me kostum të zi dhe atlete të bardha, në një event që duket të jetë në natyrë, nën një ambient festiv me drita dhe dekor të kuruar.






