Ylli i “The Kardashians”, Khloé Kardashian, ka pranuar se dikur nuk guxonte të postonte asnjë foto pa përdorur shumë Photoshop. Në episodin e fundit të podkastit të saj Khloé in Wonderland, ajo rrëfeu se ka kaluar një periudhë kur ndihjej e varur nga filtrat dhe retushimi, duke e krahasuar veten me një “personazh vizatimor” në fotot e vjetra.
“Është poshtëruese që mendova se ajo ishte një version i im,” tha Khloé, ndërsa shtoi se tashmë ndihet më mirë me pamjen e saj natyrale, veçanërisht në video, ku ndjen më shumë autenticitet. Komentet e saj vijnë mes debatit të vazhdueshëm për presionin e imazhit perfekt në rrjetet sociale dhe përdorimin e tepruar të efekteve vizuale nga figurat publike.