Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është futur në trendin e ri të lodrave koleksionuese duke blerë një “Labubu”, një nga lodrat më virale të momentit.

E entuziazmuar, këngëtarja e hitit “In The Name Of Love” publikoi në Instastory një fotografi ku shfaqej me lodrën simpatike pranë saj në dhomën e gjumit. Në mbishkrim ajo pyeti ndjekësit: “Çfarë mendoni për të?”, duke shoqëruar postimin me emocione pozitive.

Megjithatë, reagimet nuk ishin vetëm pozitive. Njëri prej ndjekësve i dërgoi një mesazh privat, ku quante lodrën “demonike” dhe i sugjeronte që ta largonte nga dhoma.

Bebe Rexha, me humor dhe spontanitet, ndau këtë mesazh me fansat e saj në rrjetet sociale, duke treguar se komentet e çuditshme nuk ia zbehin aspak entuziazmin për koleksionin e saj të ri.