Ruby Talavera, një stiliste dhe influencere meksikane që jeton në Las Vegas, është bërë virale në rrjetet sociale pasi ndjekësit kanë vënë re ngjashmërinë e madhe të saj me këngëtaren shqiptare, Dafina Zeqiri. Në komentet në profilin e saj në Instagram dhe TikTok, shumë ndjekës përfshirë edhe shqiptarë e krahasojnë shpesh me Dafinën, duke i shkruar: “A je Dafina Zeqiri?”, “Je binjakja e Dafinës”, apo “Ngjan shumë me Dafinën”.
Ruby, e cila është e angazhuar me industrinë e bukurisë dhe modës, ku duket se ka dhe një sallon bukurie të saj, ka reaguar ndaj krahasimeve me këngëtaren shqiptare duke theksuar se Dafina është një grua shumë e bukur. Ndërkohë, vetë Dafina Zeqiri nuk ka reaguar ende për ngjashmërinë që po bëhet gjithnjë e më e komentuar në rrjetet sociale.







