Moderatorja e njohur Bora Zemani ka nisur pushimet verore dhe ka ndarë me ndjekësit disa momente të bukura pranë bregdetit, këtë herë krah të birit, Arborit.

Ajo që bie në sy është mungesa e partnerit të saj, aktorit të humorit Donald Veshaj, i cili zakonisht shfaqet në udhëtimet e Borën me Arborin. Siç duket, këtë herë Donaldi ka lënë nënë e bir të kalojnë kohë të çmuar së bashku.

Nga fotot e postuara në rrjete sociale, Bora dhe djali i saj duken të relaksuar dhe të lumtur, duke shijuar në maksimum ditët e para të verës.









