FLASH :

Erion Braçe i qepet nga pas betonierës: Po na shkatërron rrugicat që sapo shtruam!

Deputeti socialist Erion Braçe ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj mënyrës së pakontrolluar si funksionon aktiviteti ndërtimor në zonat e banuara të Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar dy video nga rruga “Gjin Gjergji” në Selitë, ku një betoniere shihet teksa bllokon totalisht qarkullimin në një rrugë lagjeje.

“Betoniera e Kodrës së Diellit në një rrugë të ngushtë lagjeje, me tonet e veta sipër, ka zënë gjithë rrugën! Nga njëra anë makina të parkuara, nga ana tjetër kjo s’ke ku kalon as me biçikletë, jo më me makinë!”, shkruan Braçe ku duket se po i qan hallin betonieres.

Ai thekson se nuk mund të vazhdojë më ky lloj kaosi, ku betonierat jo vetëm bllokojnë jetën e përditshme të banorëve, por edhe dëmtojnë rrugët që janë sapo riparuar me fonde publike.