Kur Edi Rama të tërheq veshin në publik, dihet që ka ndodhur diçka serioze. Lajme troç ka raportuar më parë për përplasjen mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha në festën e Partise Socialiste duke treguar nje mos pëlqim nga ana e kryeministrit.Dhe duket se kjo pakënaqësi vetëm sa është thelluar. Kryeministri ka dërguar në Vlorë dy ministra, Mirela Kumbaron dhe Ervin Hoxhën, për të inspektuar nga afër situatën, ndërsa në reagimin e tij publik, nuk ka përmendur asnjëherë emrin e kryetarit të bashkisë. Një sinjal i qartë se marrëdhënia është krisur rëndë. Arsyeja? Një qytet i lënë në kaos – me plehra që digjen pa kontroll, rrugë të pashtruara dhe gropa të pambushura që e kanë kthyer Vlorën në një kantier të përhershëm ndërtimi.
Më poshtë postimi i plotë i kryeministrit:
“Vlorë – Në Lungomare dhe në Plazhin e Vjetër, ku hapësirat publike janë më të shumta se çdo vit, po ashtu edhe përgjegjësitë e institucioneve që përgjigjen për mbarëvajtjen e suksesshme të sezonit turistik, nga pastërtia deri te siguria e pushuesve
*Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha inspektojnë vijën bregdetare në Vlorë.”