FLASH :

Shqiptarët dhe distanca 2 gjëra të papajtueshme/ 8 makina bëhen “sanduich” në Tiranë-Durrës

Dy aksidente të njëpasnjëshme u regjistruan mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës, duke përfshirë gjithsej tetë automjete. Fatmirësisht, nga përplasjet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ngjarjet ndodhën pothuajse njëkohësisht, duke sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në të dy drejtimet. Burime bëjnë me dije se aktualisht qarkullimi i automjeteve ka rifilluar normalisht. Policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidenteve.