FLASH :

Turistja e huaj gjendet e pajetë në një apartament, e kishte marrë me qira disa ditë më parë

Një turiste e huaj është gjetur e pajetë në një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

ambulancaa

Turistja ishte vendosur në këtë apartament që prej datës 13 qershor, ndërsa kishte paguar qiranë për disa ditë.

Gruaja u dërgua në Morgun e Spitalit të Vlorës dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Policia po heton lidhur me rastin.