FLASH :

“Shkoi në një varrim 4 ditë më parë, por nuk u kthye më”/ Familja ngre alarmin për zhdukjen e 78-vjeçarit

Lek Ndreshaj, me banim në Torovicë të Lezhës, prej 4 ditësh ka humbur kontaktet me familjarët.

78-vjeçari mësohet se në datën 9 qershor ka marrë pjesë në një varrim në Malësinë e Madhedhe prej orës 13:07 minuta të asaj dite nuk është parë më.

Djali i tij, Gëzim Leka ka ngritur alarmin për humbjen e të atit, teksa shprehet se i moshuari nuk ka pasur probleme me askënd.

Raportohet se gjatë varrimit ka shfaqur shenja lodhje, ndërsa sjellja e tij ka qenë normale.

Sipas të afërmeve të tij, gjithashtu se nuk ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.

Djali i të moshuarit thotë se policia e Malësisë së Madhe, si edhe banorët atje i kanë ardhur në ndihmë duke bërë kërkime në zonën malore të Shkrelit, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e tij.