FLASH :

Foreign Affairs | Dollari amerikan mund të jetë dobësuar, por ende mbetet mbret

Nga Eswar Prasad | Foreign Affairs

Dollari amerikan ka kaluar disa javë të trazuara pas hyrjes së Donald Trump në detyrë, por edhe mes tronditjeve të shkaktuara nga tarifat e reja dhe politikat e paparashikueshme, mbetet ende valuta dominuese në tregjet globale. Trump shpalli “Ditën e Çlirimit” më 2 prill duke vendosur tarifa ndaj të gjithë partnerëve tregtarë të SHBA-s, gjë që shkaktoi panik në tregje dhe dobësoi ndjeshëm dollarin. Por, megjithë reagimin e pazakontë të investitorëve të cilët preferuan arin dhe obligacionet japoneze, dollari mbetet ende pa konkurrencë të vërtetë.

Zakonisht, gjatë periudhave të krizave financiare, investitorët kthehen drejt dollarit dhe obligacioneve amerikane si strehë e sigurt, duke ulur normat e interesit dhe duke rritur vlerën e valutës amerikane. Kësaj radhe, ndodhi e kundërta: normat e interesit të afatgjata në SHBA u rritën dhe dollari ra. Kjo situatë nxiti debat mbi fundin e hegjemonisë së dollarit. Megjithatë, as euro, as renminbi, dhe as jeni japonez nuk ofrojnë alternativë të besueshme. Ekonomitë europiane janë të paqëndrueshme politikisht, Kina vuan nga mungesa e besueshmërisë institucionale dhe kontrolli shtetër, dhe Japonia ka rritje modeste. Kështu, për sa kohë që pjesa tjetër e botës nuk ofron alternativa të forta, dollari do të mbetet valuta globale dominuese.

Megjithatë, dëmtimi i besueshmërës institucionale të SHBA-s, sidomos përmes sulmeve të Trump-it ndaj pavarësisë së Rezervës Federale dhe sundimit të ligjit, mund të ketë pasoja afatgjata. Nëse investitorët fillojnë ta shohin SHBA-n si gjithnjë e më pak të parashikueshme dhe stabile, mbështetja ndaj dollarit mund të fillojë të lëkundet. Por në mungesë të alternativave serioze, kjo rënie nuk duket se do të ndodhë së shpejti. Ironikisht, forca e dollarit nuk bazohet vetëm në fuqinë e SHBA-s, por edhe në dobësinë e pjesës tjetër të botës.