FLASH :

Boksierja britanike Georgia O’Connor ndërron jetë në moshën 25-vjeçare – vdes dy javë pas martesës, pas një beteje me kancerin “të pashërueshëm”

Bota e sportit është në zi pas lajmit tronditës se Georgia O’Connor, boksierja e talentuar nga County Durham, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë dhe të dhimbshme me një formë të rrallë dhe agresive të kancerit, të cilën mjekët e kishin cilësuar si të pashërueshme.

Lajmi u konfirmua të mërkurën në mëngjes, vetëm dy javë pasi Georgia u martua me partnerin e saj, Adriano. Në postimin e fundit në Instagram, ajo kishte ndarë një foto të unazës së martesës me mbishkrimin:

“09.05.2025. Dita kur u martova me dashurinë e jetës sime.”

Një dashuri e jashtëzakonshme në fundin e jetës

Në postimet e saj të mëparshme, Georgia kishte treguar dashurinë dhe mirënjohjen e pafundme për bashkëshortin e saj Adriano, i cili e kishte lënë punën për të qenë pranë saj në çdo hap të kësaj beteje:

“Adriano nuk hezitoi. E la punën dhe ia kushtoi veten kësaj lufte – jo vetëm pranë meje, por duke udhëhequr betejën.

Kam përjetuar një dashuri që nuk dridhet, nuk thyhet, nuk ndalon. Një dashuri që thotë: ‘E bëjmë këtë së bashku, çfarëdo që të ndodhë.’”

“Ai është vendi im i sigurt. Shtëpia ime. Mund të kërkoja në gjithë botën dhe nuk do të gjeja dikë si ai. Çdo betejë e kemi kaluar dorë për dore. Ai është heroi im i jetës reale.”

Një karrierë e shkurtër, por plot lavdi

Georgia O’Connor u shqua si një yje në ngjitje të boksit britanik, duke fituar medalje ari në Lojërat Rinore të Commonwealth në 2017, si dhe argjend në Kampionatin Botëror Rinor të Po atij viti. Ajo mori bronzi në edicionin e vitit 2018, duke u konsoliduar si një nga sportistet më premtuese të vendit.

Ajo kaloi në boksin profesionist në vitin 2021 dhe arriti të regjistronte një rekord të pamposhtur 3-0, përpara se diagnoza e tmerrshme e kancerit ta ndalte karrierën.

Georgia zhvilloi ndeshjen e saj të fundit në tetor 2022, në nënkartën e përballjes së madhe mes Savannah Marshall dhe Claressa Shields.

Reagime nga bota e boksit

England Boxing, përmes një postimi në X (ish-Twitter), shkroi:

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Georgia O’Connor. Një boksierë e talentuar dhe një pjesë e dashur e komunitetit të boksit amator. Mendimet tona janë me të dashurit e saj.”

Queensberry Promotions shtoi:

“Të gjithë në Queensberry jemi thellësisht të tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Georgia O’Connor. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e saj në këtë kohë të vështirë.
Pusho në paqe, Georgia.