Një ngjarje shqetësuese është shënuar sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku qytetarë kanë gjetur një fëmijë të mitur, rreth moshës 3-4 vjeç, i vetëm dhe pa praninë e prindërve apo kujdestarëve.
I mituri ishte i veshur me xhinse blu dhe bluzë me kapuç në të njëjtën ngjyrë. Pas njoftimit nga qytetarët, fëmija është dërguar menjëherë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
Policia bën apel për ndihmë nga qytetarët, duke u kërkuar familjarëve apo të afërmve të paraqiten sa më parë pranë DVP Tiranë për të marrë fëmijën dhe për të sqaruar rrethanat e ndarjes së tij nga kujdestarët.
Autoritetet janë duke hetuar për të zbuluar identitetin e fëmijës dhe shkaqet që kanë çuar në braktisjen apo humbjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.04.2035, rreth orës 16:00, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mban të veshur një palë xhinkse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu.
Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Duke iu falenderuar për bashkëpunimin.