FLASH :

Dënohet me 4 vite bug , Alqi Bllako

TIRANË – Drejtësia shqiptare, në një tjetër akt të saj heroik, ka vendosur të ndëshkojë me “fuqi të plotë” ish-deputetin socialist Alqi Bllako. GJKKO e shpalli fajtor për korrupsion dhe e dënoi me 4 vite burg, të cilat, falë gjykimit të shkurtuar, u reduktuan në 2 vite e 8 muaj. Një dënim që me siguri do të shërbejë si një paralajmërim i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të përfitojnë nga paratë publike… ose të paktën kështu duhet të ndodhte.

Bllako, dikur një figurë e rëndësishme në Ministrinë e Mjedisit, rezulton të ketë përfituar 120 mijë euro për fabrikën e birrës së babait të tij – një investim i zgjuar për t’i dhënë një shije më të ëmbël skandalit të inceneratorëve. Përveç kësaj, ai akuzohet edhe për ndërhyrjen e tij në punësime me ndikim të drejtpërdrejtë nga biznesmeni Klodian Zoto. Megjithatë, ish-deputeti nuk e ka pranuar asnjëherë fajësinë, duke ndjekur traditën e gjatë të “rastësive të çuditshme” që ndodhin në politikën shqiptare.

Nga ana tjetër, ish-ministri Lefter Koka dhe 9 të tjerë janë ende në proces, ndërsa SPAK ka kërkuar 26 vite burg në total. Një spektakël i vërtetë gjyqësor, që sa herë përsëritet, na kujton se drejtësia shqiptare është gjithnjë e gatshme të veprojë… kur është e sigurt që nuk prek njerëzit e gabuar.

A do të ndalen ndonjëherë këto histori korrupsioni apo thjesht do të vazhdojnë të jenë pjesë e repertorit të zakonshëm politik? Përgjigjen e dimë të gjithë.