FLASH :

Shabani mburret për rritjen në Facebook, por nuk thotë sa mijëra USD ka “injektuar”

Lajme Troç publikoi dje dokumenta që tregonin se si Endrit Shabani i Nisma Thurje ka shpenzuar mijëra euro çdo muaj për të promovuar propagandën e tij partiake, me fonde, origjina e të cilave nuk dihen.

Ndërkohë, sot, me krenari, Shabani ka publikuar se ka patur një rritje të madhe të shikueshmerisë në rrjetet sociale, por pa e përmendur faktin se ky rezultat i ka ardhur si shkak i injektimit të parave, të cilat sipas llogaritjeve të Troç, shkojne deri ne në afro 24 mijë USD në vit vetëm për rrjetin Facebook.

Nëse llogarisim rrjetet e tjera si Instagram, Tik Tok, Linkedin dhe fushatën elektoralë në terren, kjo vlerë mund të rritet disa herë.

Z. Shabani nuk ka dhënë ende shpjegime publike mbi origjinën e të ardhurave.

Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e Soros në Shqipëri, i Aleanës Kuqezi dhe Nismën Thurje e ka themeluar me ish drejtorët e LSI, Besjan Pesha dhe Pano Soko.