FLASH :

83-vjeçari sulmon me thikë gruan që e kritikoi për rrëmujën në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kompleksin e banimit për të moshuar “Rebecca Towers” në Miami Beach në Florida, ku një burrë 83-vjeçar, John Gula, sulmoi me thikë një menaxhere të pronës, Amelia Sola-Ortiz, pas një konflikti për gjendjen e papastër të apartamentit të tij.

Sola-Ortiz kishte shkuar në apartamentin e Gulas për të diskutuar mbi një inspektim të dështuar dhe për të kërkuar rregullimin e kushtet e banimit. Sipas pamjeve të sigurisë, Gula papritmas nxori një thikë dhe sulmoi disa herë Sola-Ortiz në kraharor dhe kokë. Ajo arriti të merrte thikën dhe ta hedhë larg, por Gula vazhdoi të sulmojë, derisa u ndalua nga e dashura e tij.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe operohet për të shpëtuar jetën. Gula u arrestua dhe mbahet pa mundësi lirimi me akuza për tentativë vrasjeje në shkallë të dytë.

Hetimet janë në vazhdim.