FLASH :

71-vjeçari zhduket prej dy ditësh, i biri denoncon në polici: Nuk kemi asnjë informacion që nga 18 qershori

Një 71-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim nga familjarët, pasi është larguar nga banesa më 18 qershor dhe nuk është kthyer më. Rasti është denoncuar nga i biri, një 36-vjeçar, i cili ka njoftuar Policinë e Tiranës për zhdukjen e të atit.

“Shtetasi N. R., 36 vjeç, kallëzoi se më datë 18.06.2025, ishte larguar nga banesa babai i tij, shtetasi B. R., 71 vjeç. Punohet për gjetjen e 71-vjeçarit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Aktualisht, strukturat e Komisariatit janë angazhuar në kërkime intensive për lokalizimin e të moshuarit, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale. Familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.