Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh i Elbasanit rezulton i zhdukur prej mëngjesit të sotëm. Pëllumb Toçi kishte dalë në mal për të kërkuar qenin që ruan bagëtitë, pasi ky i fundit ishte larguar dhe nuk ishte kthyer.
Sipas burimeve nga terreni, dyshohet se 56-vjeçari mund të ketë rënë në një greminë në zonën e kanioneve të Valëshit. Aktualisht, banorë të zonës, forcat e policisë dhe ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor po vijojnë operacionin për gjetjen e tij.
Autoritetet bëjnë apel që çdo person që mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë me policinë.







