Leonardo DiCaprio është fotografuar së fundmi në Ibiza, duke kaluar një ditë të qetë në det së bashku me të dashurën e tij, supermodelen italiane Vittoria Ceretti, por duket se ylli i Hollivudit nuk ishte aspak i entuziazmuar nga pushimet luksoze.
Aktori fitues i çmimit Oscar u pa i zhytur në mendime, i ulur në kuvertën e një jahti luksoz me një peshqir të mbështjellë rreth belit, ndërsa shikonte larg në horizont, pas një zhytjeje në det me Ceretti-n 27-vjeçare.
DiCaprio shfaqi formën e dobësuar fizike në një palë rrobabanjo blu, ndërsa e dashura e tij mahniti me trupin e tonifikuar, duke veshur një bikini tip tanga dhe një kapele bejsbolli, teksa rrezatonte elegancë dhe vetëbesim në bord.
“Nuk ka më kohë për të humbur”: DiCaprio flet për dashurinë dhe jetën pas të 50-ave
Gjatë një interviste të rrallë për Esquire UK, për numrin e vjeshtës, aktori 49-vjeçar foli për jetën personale dhe marrëdhëniet në këtë fazë të jetës, duke pranuar se tani e ndjen nevojën për më shumë ndershmëri emocionale dhe qartësi në lidhje.
“Të mbushësh 50 vjeç të jep ndjesinë se nuk ke më kohë për të humbur,” tha ai.
“Është thuajse një përgjegjësi – sepse më shumë jetë ke lënë pas sesa ke përpara.”
Ai theksoi se është më i hapur për ndjenjat e tij dhe nuk ka më frikë nga pasojat, edhe nëse kjo do të thotë t’i japë fund një marrëdhënieje.
“Të jesh më i drejtpërdrejtë, edhe nëse kjo sjell ndarje apo keqkuptime – është më mirë sesa të shtiriesh. Nuk dua të humbas më kohë në marrëdhënie personale apo profesionale që nuk kanë thelb.”
Marrëdhënia me Ceretti dhe kritikat për lidhjet me modele të reja
Leonardo dhe Vittoria janë parë së bashku që nga gushti 2023, ndërsa më herët ai ishte në një lidhje 5-vjeçare me modelen Camila Morrone, nga e cila u nda vetëm një muaj pasi ajo mbushi 25 vjeç — një fakt që ndezi sërish debatet për preferencat e aktorit për vajza shumë më të reja.
Në intervistë, DiCaprio pranoi se sinqeriteti ndonjëherë mund të shkatërrojë një lidhje, por theksoi se e vlerëson më shumë qartësinë sesa iluzionet.
Ai ndau edhe një shembull nga jeta familjare:
“Shikoj nënën time dhe e admiroj. Ajo thotë çfarë mendon, nuk humbet kohë duke shtirur apo duke ecur mbi vezë. Besoj se kjo është mënyra e duhur për të jetuar.”
Pavarësisht jetë luksoze, fama botërore dhe shoqërisë me modelet më të kërkuara në botë, Leonardo DiCaprio duket se po hyn në një fazë reflektimi më të thellë – duke kërkuar më shumë vërtetësi sesa fasadë në jetën e tij personale.