FLASH :

3-vjeçari humbi jetën tek klinika dentare, ekspertiza italiane përcakton shkakun e vdekjes

Ka mbërritur ekspertiza për Brian Spahiun, 3-vjeçarin që vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.

Ekspertët italianë, kanë përcaktuar shkakun e vdekjes së të miturit, por, akti i ekspertimit është voluminoz  po analizohet nga prokurorja e çështjes.

Sipas burimeve, organi i akuzës është drejt fundit të hetimeve për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiut., informon gazetarja Klodiana Lala. 

Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor 2023, tre ditë pas ndërhyrjes në klinikën private, brenda ambienteve të spitalit privat të zemrës në Tiranë.

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”.