Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj bëri sst sërish një postim në rrjetet sociale (nuk dihet se si dhe nuk dihet a ka një hetim për këtë, për sa kohë Veliaj është i burgosur), ku jep disa argumenta, që sipas tij dëshmojnë për paligjshmërinë e arrestimit të tij.
Por ato janë të çmontueshme lehtësisht dhe nga një jo-jurist. Le ti shohim.
1. Veliaj thotë se është “dënuar pa gjyq”, duke nënkuptuar se e ka marrë dënimin para se të nise procesi.
E pasaktë: Ky është vetëm një hamendësim. Nuk ka ende asnjë vendim të formës të prerë që ta shpallë Veliajn fajtor.
2. Veliaj thotë se i është bërë një hetim i paligjshëm i biografisë personale.
E pasaktë: Nuk ka asnjë ligj që të ndalojë një hetues, që të qëmtojë në të gjitha informacionet që ai konsideron të rëndësishme për hetimin, sidomos kur për këtë ka një vendim gjykate.
3. Veliaj pretendon se ndaj tij ka patur “Kërkesa për pendesë ende pa akuzë”.
E pasaktë: Në asnjë seancë apo procesverbal ndaj tij, askush nuk i ka kërkuar që të pendohet.
4. Veliaj pretendon se i është persekutuar familja “nga një noter nga babi, me 5-a, ndërtues në konflikt interesi”.
E pasaktë: Hetuesit e Erion Veliajt nuk rezulton të ushtrojnë asnjë funksion tjetër privat, përveç atij që i njeh ligji si hetues.
Paragjykim: Asgjë nuk e ndalon një ish-gjimnazist me nota jo të mira, që pas adoleshencës të piqet dhe të shkëlqejë në mësime.
5. Veliaj pretendon se kryeqyteti është lënë “pa drejtim nga i votuari i njerëzve”, duke e konsideruar këtë “në mos grusht shteti, grusht ndaj qytetit”.
E pasaktë: Asgjë nuk e ndalon drejtësinë, që të ndalojë apo arrestojë një funksionar publik, i cili akuzohet për vepra të rënda penale, gjë për të cilën ka prova dhe fakte të besueshme.
E pasasktë: Grushtet e shtetit apo qytetit, zakonisht janë të armatosura dhe jo legale, aq më pak kur bëhen ndaj shumicës, e cila ka edhe forcën shtrënguese.
6. Veliaj pretendon se sipërmarrësit janë trajtuar si “kulakë” ndërsa ndaj dëshmitarëve është bërë presion, duke iu kujtuar burgun.
E pasaktë: Asnjë nga këto pretendime nuk është verifikuar dhe bërë p[ublike
7. Prezumimi i pafajësisë është detyrim për standard Europian, thotë Veliaj. Ai aludon se po hiqet me dhunë në fushatë nga opozita.
E pasaktë: Në fakt, Veliaj për ligjin është ende i pafajshëm.
E pasaktë: Opozita nulk ka forcën shtrënguese, as për ta arrestuar as për ta burgosur dikë. Policia dhe burgjet, menaxhohen nga drejtues të emëruar nga shumica qeverisëse.