FLASH :

21-vjeçarja zhduket pa gjurmë, policia nis kërkimet

Pas denoncimit nga e afëmja policia vijon me kërkimet për gjetjen e 21-vjeçares.

Një 21-vjeçare banuese në Sarandë rezulton e zhdukur që prej dy ditësh.

Denoncimi është bërë nga e afërmja e të resë në policinë e Fierit.

Pas denoncimit policia vijon me kërkimet për gjetjen e 21-vjeçares.

“Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme