Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 12:00 në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku dy shtetase ukrainase, nënë e bijë, kanë rrezikuar të mbyten në det. Të pranishmit në plazh dhanë alarmin dhe menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe ambulanca, të cilat u ofruan ndihmën e parë viktimave në gjendje të rënduar.
Të dyja të plagosurat u transportuan me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhen aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje që ka tronditur pushuesit në zonë.
Në përditësim:
Njëra nga viktimat është raportuar se ka ndërruar jetë.







