Mbrëmja para ndeshjes mes PSG-së dhe Atalantës në Champions League është shoqëruar me tensione të forta në Paris. 19 tifozë italianë u arrestuan nga policia franceze pas përleshjeve të dhunshme me ultrasit parisienë në qendër të kryeqytetit.
Sipas raportimeve të ‘Europe 1’, incidentet shpërthyen pranë ‘Qendrës Pompidou’ dhe ‘Les Halles’, në ‘Rue des Lombards’, ku dy grupime tifozësh u përplasën fizikisht. Disa persona, të maskuar, shkaktuan dhunë dhe dëmtime materiale përpara ndërhyrjes së forcave të rendit.
Policia e Parisit (DOPC) konfirmoi se 19 persona u ndaluan, disa për posedim armësh të ftohta dhe të tjerë për akte dhune dhe shkatërrim prone.
Klubi i PSG-së reagoi menjëherë, duke theksuar se individët e përfshirë nuk janë pjesë e ‘Ultras Paris‘ (CUP), i vetmi grup ultras i njohur zyrtarisht nga kampionët në fuqi të Evropës dhe se ata që shkaktuan trazira do janë për një kohë të gjatë të përjashtuar nga ‘Parku i Princave’. Në fushë PSG fitoi 4-0.