FLASH :

“14 vite dashuri mbretërore: William dhe Kate kthehen atje ku nisi gjithçka”

Princi William dhe Princesha Kate do të festojnë 14-vjetorin e martesës së tyre javën e ardhshme në një vend plot kujtime – Ishulli Mull në bregun perëndimor të Skocisë, aty ku nisi historia e tyre e dashurisë.

Çifti i njohur mbretëror, të cilët u njohën në Universitetin e St Andrews në vitin 2001, do të qëndrojnë për dy ditë në Mull, duke u paraqitur zyrtarisht si Duka dhe Dukesha e Rothesay. Vizita do të fokusohet në mbrojtjen e mjedisit, përfshirë takime me banorë vendas, roja të natyrës dhe fermerë të deleve Hebride.

Ata do të ndalojnë në qytetin e Tobermory – i famshëm për serialin e BBC-së “Balamory” – ku do të shpallin një projekt të ri komunitar nëpërmjet Fondacionit të tyre Mbretëror. Projekti do të mbështesë hapësira komunitare në të gjithë ishullin.

Vizita do të përfshijë gjithashtu një fermë, një restorant lokal dhe aktivitete me fëmijë në natyrë. Për Williamin, kjo është edhe një rikthim historik, pasi Mull dikur ishte pjesë e tokave të zotëruara nga “Zoti i Ishujve”, një prej titujve skocezë që ai trashëgoi nga babai, Mbreti Charles.

Një përvjetor simbolik, në vendin ku 20 vite më parë nisi një miqësi që u kthye në dashuri dhe në martesë mbretërore.