Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, e cila garon sërish për Parlamentin e radhës, në listat e hapura të Partisë Demokratike, ka përfaqësuar gjithnjë modelin e gruas së suksesshme, të mamasë dhe bashkëshortes shembullore dhe të një politikaneje me etikë dhe me një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit dhe padrejtësive, si dhe e pozicionuar energjikisht ne mbështetje të sipërmarrjes dhe tregut të lirë.
Këto janë 10 arsyet që e bëjnë atë një liderë model:
1. Eksperte e Ekonomisë dhe Financave Publike
– Me një përvojë të gjatë si anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe buxhetit dhe më vonë si Kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian, ajo është një nga zërat më teknikë dhe kritikë ndaj abuzimeve fiskale të qeverisë.
2. Zë i fortë për klasën e mesme dhe sipërmarrësit
– Ka luftuar publikisht kundër taksave të padrejta dhe informalitetit, veçanërisht ndaj profesionistëve të lirë dhe sektorit të teknologjisë.
3. Promovuese e integrimit evropian dhe reformave të mirëqeverisjes
– Si Kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane, është një nga figurat më aktive për çuarjen përpara të axhendës së integrimit, duke kërkuar thellim të reformave në drejtësi, anti-korrupsion dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
4. Zë kritik ndaj korrupsionit dhe oligarkisë
– Ka ekspozuar me fakte dhe argumente skema të favorizuara nga qeveria për interesat e pak grupeve, përfshirë koncesionet, PPP-të dhe projektet e paqarta të Korporatës së Investimeve Shqiptare.
5. Figura e moderuar dhe e besueshme e opozitës
– Ndryshe nga retorika shpesh konfliktuale në politikën shqiptare, Tabaku paraqitet me një ton të matur, por të vendosur, që i jep asaj besueshmëri në radhët e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
6. E angazhuar për barazi dhe të drejtat e grave
– Ka qenë pjesë e nismave për promovimin e grave në politikë dhe për përfshirjen e perspektivës gjinore në politikat publike.
7. Përfaqësuese e denjë në arenën ndërkombëtare
– Ka ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Bashkimin Evropian dhe partitë simotra në PPE, duke kontribuar në ruajtjen e imazhit të opozitës në sytë e perëndimit.
8. E vetmja deputete që ka ndjekur çështje të mëdha në Gjykatën Kushtetuese
– Ka ndjekur personalisht dhe me sukses çështje të rëndësishme si rasti i taksimit të padrejtë të profesionistëve të lirë.
9. Ka bindjen se familja është mes një burri dhe një gruaje dhe kundër martesave të të njëjtit seks
– Është nënë e tre fëmijëve dhe një bashkëshorte shembullore. Një vajzë nga një familje tradicionale tiranase , e respektuar nga e gjithë qyteti.
10. Ka ruajtur ekuilibrat e Partisë Demokratike, kur kjo parti qe thuajse në prag të shpërbërjes
– Kur Partia Demokratike ishte në momentin e saj më të errët, Tabaku, e përçarë nga lufta ndërmjet Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Jorida Tabaku ruajti ekuilibrat në parti dhe pavarësisht tensionit të lartë, arriti të çojë përpara skandalin e qeverisë me inceneratorët, duke zbuluar një korrupsion të llahtarshëm.





